Vendimi i Italisë, Bushati paralajmëron marrjen e emigrantëve
Paralajmërimi i Italisë ditën e sotme për të ndërprerë fondet për Bashkimin Evropian, nëse shtetet e tjera nuk i marrin migrantët që janë bllokuar në një anije që ka ankoruar në një port të Sicilisë ka shkaktuar komente në të gjithë Europën.

Këtë temë delikate ka zgjedhur ta komentojë edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se e mbështet vendin fqinj.

Ai ka postuar një fotografi të anijes dhe ka paralajmëruar pritjen e emigrantëve:

Itali! Ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të një deti ku dikur ishim ne eritreasit që sot po vuajnë ditë e natë në mes të detit, duke pritur që #Evropa të zgjohet! Dje #Italia na shpëtoi dhe sot ne jemi gati ta mbështesim". /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2018, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori