Vëllai vrau komshiun, zbulohet motivi i ngjarjes që i mori jetën të riut në Mirditë
Pak orë më parë Mirdita është tronditur nga ekzekutimi i një të riu, vetëm 34-vjeç.

Viktima është shtetasi Eri Zefi dhe sipas burimeve të albeu.com është gjetur në një kanal kullimi, pa jetë dhe i mbuluar në gjak.

Sipas dëshmitarëve mësohet se mund të ketë qënë hakmarrja motivi i këtij krimi të rëndë dhe trupi është hedhur në kanal për të mbuluar gjurmët.

Ngjarja në Durrës/ Hakmarrja:

Viktima e vrasjes në Mirditë, Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit. Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca, pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.

Ndreca u qëllua me 5 plumba nga Ndue Zefi duke mbetur i vdekur në vend, pas një konflikti që patën në lokal, siç tregohet dhe vetë në dëshminë e Zefit.

Ky i fundit u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës mëngjesin e 26 shkurtit ku pranoi edhe autorësinë e krimit.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit./albeu.com/
Shtuar më 02/10/2019, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori