Vëllai i policit të vrarë: Ata që e vranë tim vëlla nuk janë myslimanë
Vëllai i Ahmet Merabet, polici mysliman që u vra para ndërtesës së redaksisë së revistës "Charlie Hebdo" është shprehur se ata që ia kanë vrarë vëllain nuk janë myslimanë dhe se nuk mund të kenë asesi parime fatare.

Malek Merabet tha se vëllai i tij Ahmedi ka mbrojtur Republikën e Francës dhe se për këtë ai është krenar.

"Francezë ose algjerian me origjinë, besimtarë myslimanë, unë jam shumë krenar me Ahmed Merabet, që ai përfaqësoi Francën si polic dhe mbrojti Republikën. Liri, barazi dhe vëllazëri", tha Malek.

Ai shtoi se akti barbar ka shkatërruar të gjithë dhe se të gjithë solidarizohen me viktimat./albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori