Vëllai e gjen të vdekur në apartament, vetëvritet aktorja 36-vjeçare (FOTO LAJM)

Aktorja japoneze Sei Ashina u gjet e vdekur në moshën 36-vjeçare në apartamentin e saj në Tokio të hënën.

Vdekja e saj është cilësuar si një vetëvrasje, nga kompania e menaxhimit dhe policia e Tokios, sipas Variety.

Aktorja ishte e njohur më së shumti për një nga rolet kryesore në dramën historike “Silk” të vitit 2007, një bashkëprodhim ndërkombëtar i drejtuar nga François Girard.

Deri më tani nuk dihet motivi që e shtyu aktoren të ndërrmerte këtë akt, pasi ajo nuk ka lënë asnjë shënim. Vëllai i saj ishte i pari që zbuloi trupin e pajetë pasi motra nuk po i kthente mesazhe dhe telefonatat që nga e diela.

“Ngjarja është aktualisht nën hetim, por ne do të dëshironim nga media të marrin në konsideratë hidhërimin e thellë të familjarëve dhe të përmbahen nga intervistimi i tyre”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve.

Ashina, emri i vërtetë i së cilës ishte Igarashi Aya, lindi në 1983 dhe u rrit në Prefekturën Fukushima të Japonisë. Pas një zhvendosje në Tokio kur ajo ishte adoleshente, Ashina filloi një karrierë si modele.

Debutimi i saj në aktrim erdhi në serialin dramatik të 2002 “A Tale Of Happiness” (Shiawase no Shippo).

Shtuar më 16/09/2020, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori