Vëllai i Admir Murataj: Policia na survejonte prej 2 vitesh
Vëllai i Admir Muratajt ndodhet në një konferencë për median tregon se ka qenë që në shkur të 2017 në survejim nga policia.
Thotë se vëllai i tij Aleksandër Murataj është mbajtur peng për vëllanë e tij dhe mohon që ky i fundit të jetë përfshirë në grabitje.

Ilir Murataj: Supervila e familjes sonë siç e shikoni vetë ndërtesë 68 metra katrorë, është e hapur në çdo detaj me kamera. Dërgoni një sopecialist, arkitekt të vlerësojë çmimin, që të jemi të pastër me njerëzit.Shtëpi 3 milion euro, habitem dhe vetë kur e dëgjoj në lajme.

Vëllezërit Murataj nën hetim prej 2017- Hetimet i kam ndjekur, kam qenë person në hetim vetë dhe në dijeni të dosjes.Kam parë të gjithë seancat gjyqësore për grupin e grabitjes së parë, asnjëherë nuk kam parë një detaj që të them ku ta gjej vetën në një akuzë.Dita e parë e kontrollit tim ka qenë 14 shkurt 2017, biznes, shtëpi, familje, arrestime, bujë. Por e tashmja është shumë më e vështirë. Gjithë njerëzit flasin për të, u vra, e vranë, e hodhën, e bënë.Jemi munduar të ruajmë qetësinë kurse tek policia kam kërkuar sqarime që nga data 14 shkurt 2017.

Kam qenë në përplasje të përballshme me policinë, roje, survejime, hyr e dil te dera, makina, përgjime.Kam qenë transparent që ditën e parë me policinë. U kam thënë te servisi se nëse ka një detaj që juve ju shkon mendja se puna ime ka pjesë në grabitje nuk dua asnjë falje. Po pati ligj me varje, i pari duhet ta meritoj unë.Kam pritur nga hetimet. Kanë hapur kasafortat dhe kanë marrë një shumë 100 dollarë.Ka mungesë dokumentacioni të firmës, libreza pune që i ka marrë policia. Nuk janë raportet fare. Kemi shkuar vetë në polici për të dhënë sqarime.

Vëllai në burg, peng i Admirit: Pas një muaji u arrestua dhe vëllai Aleksandër Murataj, është kjo vila këtu që është shkaku i arrestimit të tij. Është parë në derën e kësaj shtëpie duke pirë cigare me vëllain e ndjerë Admir Murataj dhe policia ka ndërtuar akuzën grabitje me dhunë, armëmbajtjme pa leje. 2 vjet e 3 muaj po bën paraburgim dhe asnjë sqarim.

Dy prokurorëve të çështjes Manjola Kanani dhe Ened Nakuçi u kam kërkuar personalisht sqarim, ka ngel hetimi aty ku askush në Shqipëri nuk e beson. Vëllai im është peng, e mbajtën peng deri sot për Adin, Adi vdiq të shohim se drejtësia mund të bëjë ndonjë gjë.Ishalla ka drejtësi. Ka qenë vila këtu, është parë 3 minuta në një kamer ditën e akuzës.Ka prova të pamohueshme që Aleksdandër Murataj ditën e grabitjes ka qenë te dentisti, në operacion. /albeu.com/


Shtuar më 16/04/2019, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori