“Çmendet” Roma, i shënon 4 gola Empolit në më pak se 15 minuta (VIDEO)

Roma po përballet me Empolin në shtëpinë e këtyre të fundit në kuadër të javës së 23 të Serie A.

Ekipi i Mourinhos është duke bërë çmendurinë pasi ka shënuar plot 4 gola për më pak se 15 minuta.

Serinë e golave e hapi Abraham në minutën e 24, më pas dyfishoi Mancini në minutën e 33, vëtëm dy minyta më vonë shënon Oliveira dhe Zaniolo plotëson “pokerin” në minutën e 37. r.t/albeu.com


Shtuar 23.01.2022 18:43