E FUNDIT/ E rëndë! Makina përplas për vdekje 4-vjeçarin në Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Berat. Një mjet me drejtues shtetasin Ramadan Gjozi ka përplasur për vdekje një fëmijë 4 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 3.02.2022 15:08