Veliaj kërkon të shtyjë Ditën e Verës: E festojmë me 17-të?


E enjtja e ardhshme, 14 marsi, ndonëse zyrtarisht është Dita e Verës, sipas parashikimit të sinoptikanëve pritet të jetë një ditë me shi.

Kjo mund të vështirësojë festimet e organizuara me këtë rast. Kjo duket se ka vënë në dilemë Bashkinë e Tiranës e cila ka përgatitur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për këtë ditë festive.

Bashkia e Tiranës ka parashikuar rreth 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur, por rreziku i një moti të keq ka bërë që kryebashkiaku Erion Veliaj të kërkojë mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur festimetdielën, më 17 mars, pra të dielën kur dhe moti pritet të rikthehet i ngrohtë dhe me diell.
Shtuar më 10/03/2019, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori