E frikshme: Nëna fut djalin e saj në lavatriçe, më pas e përplas me fytyrë në tokë

Një nënë e re ka befasuar të gjithë me veprimin e saj kundrejt të birit.

Ajo e ka futur atë në lavatriçe dhe e ka fotografuar, e më pas e ka përplasur për toke.

Momentalisht ajo është duke u hetuar nga policia.

Për Courtney Seëart, djali i saj 2 vjeç e gjysmë, Caleb, që vuan nga Sindromi Daun, u raportua në Daily Record.

Përmes një postimi të Steëart në Facebook shihet se si e ka futur djalin në lavatriçe.

Më pas dolën edhe disa pamje të cilat e shfaqnin nënën duke e hedhur djalin e saj me fytyrë për tokë dhe duke e tërhequr atë zvarrë.

E gjithë ngjarja ndodhi në Renfreshëire, një vend në Britani. Seëart u paraqit para gjykates  ku u deklarua e pafajshme ndaj akuzave për keqtrajtim.

Pas kësaj, ajo u paraqit në një televizion dhe kërkoi falje për veprimet e saj. Ajo tha se gabimi më i madh ishte që e postoi fotografinë në Facebook.

“Çdo ditë bëj gabime si nënë, çdo ditë, të gjithë bëjnë, dhe mësoj nga këto gabime çdo ditë”, tha ajo gjatë intervistës./albeu.com/


Shtuar 12.02.2022 10:56