Vdiq në aksident në lule të moshës, mjekja shqiptare do të varroset në atdhe
Mjekja specialiste Eni Doko është ndarë nga jeta në Gjermani pas një aksidenti të rëndë.

Ajo është dërguar në Shqipëri ku edhe do të prehet.

Në një lidhje në Skype kryetarja e Federatës së mjekëve shqiptarë në Europë ka folur më gjatë për këtë ngjarje dhe shpreh trishtimin e madh për këtë humbje.

Aurora Dollenberg: Eni kohët e fundit ka qenë shumë e angazhuar në gjithë këtë krizë që ka pushtuar Gjermaninë përsa i përket mbylljes së spitaleve, urgjencat janë pothuajse të mbyllura sepse nuk kemi më kapacitete dhe Eni ka shkuar nga një spital në tjetrin vazhdimisht. Nga Qendra Universitare duke shkuar tek drejt vendit të banimit dhe aty në autostradë në nxitimin dhe dëshirën e madhe siç e njoh unë Enin, për të ndihmuar dhe për të qenë gjithmonë korrekte me oraret dhe punën e saktë, ajo ka pësuar një aksident. Ajo ka drejtuar vetë makinën dhe është përfshirë me një aksident të shkaktuar nga të tjerët dhe aty ka humbur në mënyrë të menjëhershme edhe jetën.

Aurora Dollenberg ka treguar se familja e Enit ka ardhur direkt pas aksidentit në Gjermani dhe ka marrë trupin e saj për ta dërguar drejt Shqipërisë.

Shtuar më 20/01/2021, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori