12 persona humbin jetën nga një sulm në revistën "Charlie Hebdo" në Francë (FOTO LAJM)

Tre persona të armatosur kanë hyrë në ambjentet e redaksisë së "Charlie Hebdo" dhe kanë hapur zjarr, duke lënë të vdekur në vend 11 persona dhe të plagosur 10 të tjerë.

Në mesin e viktimave janë edhe 2 policë.

Gazeta në fjalë është e llojit satirik dhe bën shaka dhe humor me politikën franceze dhe jo vetëm, raporton BBC, transmeton Portali Albeu.com.

Në numrin e fundit të gazetës është ilustruar një lider i ISIS.

Dyshimet bien mbi një sulm të mundshëm terrorist. Policia po e heton rastin.

Ngjarja ka tronditur Parisin dhe mbarë opinionin botëror. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe presidenti Hollande dhe prokurori i shtetit francez./albeu.com/

Shtuar më 07/01/2015, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori