Jahti përballë Divjakës shfaq probleme, arganizohet operacioni i shpëtimit

Një jaht ka pësuar një defekt teknik gjatë orëve të para të mëngjesit përballë Divjakës.

Kapiteneria e Durrësit mori thirrje për ndihmë dhe organizoi menjëherë opracionit e shpëtimit.

Në ndihmë i ka shkuar anija e mallrave  “Spirit of Chenai”.

Njoftim i Drejtorise Pergjithshme Detare !

Ne orën 20:20 Kapiteneria e Portit Durres merr nje thirrje nga jahti Dartista 07 qe ndodhet rreth 20 milje larg Divjakes travers se kerkon ndihme pasi nuk I punon motorri.Menjehere Kapiteneria e Portit Durres Referuar Kodi Detar. Neni 91 Pika 2 qe thote se : Kapiteni i portit mund të nxjerrë një urdhër për një ose më shumë mjete lundruese për të dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat në rrezik mbytjeje.

Kapiteneria organizon operacionin e shpetimi dhe njofton anijet qe ndodhen me afer jahtit per ti dhene ndihmen e shpjete. Per pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e Spirit of Chenai” qe po vinte per Durres e cila i shkon ne ndihme jahtit dhe e lidh jahtin Dartista 07 dhe po e rimorkion drejt portit Durres. Nje falenderim per Kapitenerine e Portit Durres dhe kapitenin e anijes Spirit of Chena kroatin Miletic Srdan.

I gjithe operacioni u relaizua ne kohe rekord duke shpetuar jahtin dhe personelin e jahtit. Nje falenderim Kapitenerise Portit Durres dhe anijes konteniere Spirit of Chenal per kete operacin shpetimi.