Vdes tragjikisht 26 vjeçari shqiptar në Itali
Një 26 vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Varedo, në rrugën Monza-Sarono, ku 26 vjeçari rezident në provincën e Milanos ishte në drejtimin e një makine Ford Focus, e cila i doli nga kontrolli-ndoshta për shkak të shiut të rrëmbyer apo për ndonjë problem shëndetësor të drejtuesit të mjetit-e kaloi në korsinë tjetër, ku në atë moment po kalonte një Opel Corsa, e drejtuar nga një 51-vjeçar.

Pas përplasjes, Opeli përfundoi në hendekun anës rrugës dhe ngeci sipër Fordit. Në vendngjarje mbërritën dy ambulanca bashkë me karabinierët, të cilët nxorën nga makina 26-vjeçarin që ishte në gjendje shumë të rëndë.

Mjekët nisën përpjekjet për t’i shpëtuar jetën shqiptarit që ndërkohë kishte pësuar arrest kardiak.

Shqiptari ndërroi jetë pak më vonë, në urgjencën e spitalit San Gerardo në Monza, ndërsa italiani në drejtimin e Opelit ka marrë plagë në qafë e gjoks, jashtë rrezikut për jetën.
Shtuar më 25/09/2020, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori