Vdes në hotel pas seksit 74 vjeçari
Një i moshuar 74 vjeçar ka ndërruar jetë në një hotel të Gjilanit pasi kishte hyrë aty me një grua. Ka qenë pikërisht kjo e fundit që njoftoi policinë pasi vërejti se partneri i saj kishte probleme me frymëmarrjen.

Siç mëson Albeu.com, i moshuari dyshohet se ka përdorur stimulantë, të cilat i kanë sjellë probleme me zemrën gjatë aktit seksual me partneren.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës,

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Intitutin e Mjekesose Ligjore.
Shtuar më 25/03/2019, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori