Polonia bën gati tanket, ditë e frikshme për rusët në Ukrainë

Polonia do të dorëzojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë në “dy ose tre javët e ardhshme”, sipas CNN.

Duke cituar ministrinë e jashtme të vendit, mediat e huaja raportojnw se tanket do të dërgoheshin për të përkuar me përfundimin e stërvitjes për trupat ukrainase në Poloni.

Łukasz Jasina, një zëdhënës i ministrisë, shtoi se Varshava mbështet dërgimin e avionëve luftarakë në Kiev.

Megjithatë, ende duhet të arrihet një konsensus midis vendeve të NATO-s.

“Pikërisht si me tanket, ne shpresojmë se ky koalicion do të jetë mjaft i madh për të mbështetur gjithnjë e më shumë ukrainasit. Avionët janë shumë të dobishëm në luftën e Ukrainës,” tha z. Jasina.


Shtuar 22.02.2023 10:33