"Vdekshmëria është 10 herë më e lartë", Zaimi thirrje për të vaksinuar personat me 'Sindromën Down'
Sot bëhet një javë nga nisja e procesit të vaksinimit anticovid në Shqipëri. Gjatë gjithë këtyre ditëve ashtu si u deklarua nga autoritetet e ministrisë së shëndetësisë janë vaksinuar grupet prioritare, mjekët e spitaleve, infermier, epidemiologë, personeli shëndetësor i urgjencave.
Ndërkohë që në grupet prioritare do të jenë dhe të moshuarit që jetojnë në shtëpitë e përkujdesit social dhe ata mbi 75 vjeç. Por a duhet të zgjerohet programi i vaksinimit dhe a duhet të shihen me prioritet dhe disa grupe të tjera?
Vetëm dy ditë nga nisja e këtij procesi, ka qenë drejtuesja e Fondacionit "
Down Syndromë Albania", Emanuela Zaimi, e cila nëpërmjet një shkrese zyrtare i kërkon autoriteteve të qeverisë, por edhe Komitetit Teknik të Ekspertëve që të përfshijnë në kalendarin e vaksinimit, në grup prioritar
personat me
Sindromën Down dhe
personat me aftësi të kufizuar, sipas problemeve shëndetësore që ata kanë.
Në një lidhje "Skype" nga Austria për "Wake Up", Emanuela Zaimi tregoi pse ky grup duhet të jetë prioritar për vaksinimin kundër Covid-19.
"Kërkesa jonë lidhet për
personat me
Sindromën Down mbi moshën 16 vjeç, sepse dhe vaksinimi për gjithë popullatën është mbi këtë moshë, por ne cekëm edhe kërkesën për të vlerësuar çdo person me aftësi të kufizuara, por edhe stafet që punojnë me
personat me aftësi të kufizuara.
Personat me
Sindromën Down duhet të futen të grupet prioritare. Janë dy kërkime, njëra është bërë nga Shoqata Kërkimore për Trizomi 21 si dhe është një studim tjetër i bërë në Angli.
Të dyja këto kanë dalë në përfundime që
personat me
Sindromën Down duhet të futen në grupet prioritare. Këto studime kanë treguar se në raste infektimi të një individi me
Sindromën Down, sidomos për moshat 40 vjeç e sipër, por edhe ata nën 40 vjeç që kanë sëmundje shoqëruese, hospitalizomi për ta është 4 herë probabilitet më i lartë.
Ndërsa vdekshmëria 10 herë më e lartë se për popullatën tjetër, pra në krahasim me ata që nuk kanë këtë sindromë
Sistemi imunitar të Sindroma
Down ndryshon dhe kur merr infeksione virale, sistemi i tij imunitar reagon ndryshe, pasi është ndryshe. Pra është me i ndjeshëm ndaj infeksioneve virale", sqaroi ajo.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 09:46