Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta
Manastirliu ka folur për mediat në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë, për rimbursimin e barnave për të sëmurët me
Covid ndërkohë që iu është përgjigjur edhe disa pyetjeve të bëra nga gazetarët.
Manastirliu u pyet në lidhje me numrin e raportuar të vdekjeve të shkaktuara nga
Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë, që sipas PD në Shqipëri është të paktën dy herë më e lartë se ajo që raportohet.
Sipas Manastirliut numri i fataliteteve raportohet çdo ditë mbi
baza ditore që vijnë nga të dhënat zyrtare të spitaleve
Covid.
“Raportimet për fatalitetet janë raportime që vijnë nga spitalet
Covid mbi
baza ditore që raportohen në media dhe qytetarëve mbi
baza ditore. Që nga momenti i parë i pandemisë çdo ditë është deklaruar një seri të dhënash
ditore sa i përket testimeve, rasteve pozitive, të të shëruarve, numri i fataliteteve etj.
Të gjithë raportimet e bëra janë nga strukturat tona shëndetësore, që vlerësojnë diagnozat, fatalitetet dhe raportojnë rastet. Janë ata të vetmit struktura të autorizuara që kanë dhe dijet e nevojshme për të vlerësuar shkakun e humbjes së jetës”, tha
Manastirliu.
Shtuar më 19/11/2020,
ora 15:06