"Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë", Roberti rëqeth me dedikimin për nënën (FOTO LAJM)
Robert dhe Patris Berisha humbën pak ditë më parë, njeriun më të shtrenjtë,
nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete
sociale.
“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi
Roberti përkrah një fotografie me
nënën e tij.
Padyshim dhimbja që ka kapluar këngëtarin është e madhe. Ditën e djeshme ai ndau me ndjekësit në rrjetet
sociale një
foto të së ëmës ku shihej në spital krah Renee, vajzës së tij. Asokohe ajo sapo kishte lindur dhe kjo
foto është realizuar 6 vite më parë, më 2015.
Ndërsa sot, këngëtari na ka copëtuar sërish zemrat me
fjalët që i ka dedikuar nënës së tij, humbjen e së cilës nuk dëshiron ta pranojë kurrë.
Krahas një fotoje të vjetër me mamanë e tij,
Roberti shkruan:
“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë. Por ajo nuk e di që ti jeton përgjithmonë në kujtimet e mia. Më mungon.”- janë
fjalët e tij për të ëmën e ndjerë.
Kujtojmë se
Roberti ka vendosur që emisioni i tij “Robi plaket kur don vet”do të jetë në një pauzë sezonale dhe do të rikthehet më 21 shkurt. Nëpërmjet një statusi në rrjetet
sociale, këngëtari informoi se nuk do të shfaqet në ekran deri më 21 shkurt dhe deri atëherë, do të transmetohen “Best Of”.
Shtuar më 13/01/2021,
ora 15:40