Vdekja e mjekut Nini, kolegu: Në këtë ditë të zezë për ne, k*rvat bëjnë aheng
Mjeku i njohur Bledi Nini humbi sot betejën me koronavirusin në moshën 48 vjecare.

Lidhur me këtë lajm të hidhur ka reaguar dhe mjeku Renato Osmenaj i cili ka shpërthyer me zemërim ndaj faktit që ditën e sotme, Asambli i Valleve mbajti një koncert para Sanatoriumit.

“Ike ti vëlla i mirë! Më çave zemrën dhe shpirtin. Mburresha me ty se të doja shumë.

M’u kujtua nëna ime për filxhanin e kafesë që theve te shtëpia ime kur ishim të vegjël.

Dhe në këtë ditë të zezë për ne, k*rvat bëjnë aheng. Mirë u takofshim shpirti i vëllait,” shkruan ai.
Shtuar më 25/11/2020, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori