Tregoi si u dashurua me një 77-vjeçar, Diola pas daljes nga BBV: E njihni të gjithë

Një deklaratë e bërë nga Diola gjatë kohës që ajo ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” u bë shumë e madhe, pasi ajo tregoi se ishte dashuruar me një 77-vjeçar.

Me daljen e saj nga shtëpia, ajo ka sqaruar situatën, duke thënë se deklarata është keqkuptuar. E ftuar në emisionin “Breaking”, Diola tha se ajo është një person që dashurohet me mendjet e njerëzve dhe jo me pamjen fizike. Ajo shpjegoi se nuk e ka takuar kurrë këtë person, por vetëm ka ndjekur seminaret e tij dhe ka lexuar librat e tij.

“Si fillim unë nuk nisem nga pamja fizike, por nga mendja e njeriut. Unë aty kam thënë 77 por është shumë më i madh në moshë. Ka ndodhur kur kisha operacioni ne vajzës. Ishte mentori im dhe nuk e kam takuar kurë. Emrin e tij e lexova tek libri Sekreti. Unë kam folur me të online, ashtu si njerëz të tjerë nga e gjithë bota, nga seminare online. Por nuk ka qenë i vetmi që kam thënë, kam than dhe për autorin David Simpler, i cili ka shkruar libra në lidhje me efektin e agjerimit në trupin tonë, ndryshimet e ADN-së etj.

Unë jam një person që dashurohem me trurin e njerëzve. Ky 77-vjeçar nga i cili kam mësuar shumë. Ai ka qenë një person që e njeh dhe që e do gjithë bota.”- tha Diola.


Shtuar 20.02.2023 14:25