Vazhdon saga e dorëheqjeve pas sulmit në Kapitol, një tjetër sekretar amerikan ndjek kolegët
Sekretari
amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Alex
Azar ka dhënë dorëheqjen, duke përmendur sulmin e javës së kaluar në
Kapitol.
Mediat vendase bëjne me dije se Hazard përmes një letre drejtuar
Trump, u është referuar atyre që ai i përshkroi si suksese qeveritare, të tilla si zhvillimi i shpejtë i vaksinave dhe trajtimeve të koronavirusit, për të cilat ai tha se shpëtoi “qindra mijëra, madje miliona jetë amerikane”. .
Azar i cili do të qëndrojë në krye të institucionit deri në
inagurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 janar , shprehu shqetësimin se fluksi i mbështetësve të
Trump në
Kapitol dhe akuzat e pabazuara të Presidentit në largim.
“Sulmet ndaj Kapitolit ishin një sulm ndaj demokracisë sonë dhe dorëzimi i tranzicionit paqësor të pushtetit,”shkruante
Azar në letrën e tij të dorëheqjes.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 08:27