Reali nuk i jep PSG 250 milionë euro, francezët negociojnë për huazimin te Liverpool

Reali nuk mund t’i japë Paris Saint-Germain shumën që kërkon për Kylian Mbappe dhe parizienët tani po negociojnë me Liverpoolin për huazimin njëvjeçar të francezit për të futur para në arkat e tyre.

Parisi po kërkon një rrugëdalje nga rasti i vështirë i Mbappes, për të mos e humbur në verën e 2024 pa futur euro në arkat e tyre.

Presioni i parizienëve për shitjen e tij verën e ardhshme vazhdon, por 24-vjeçari nuk pranoi të shkojë në Al Hilal dhe njëkohësisht Reali nuk është në dispozicion për t’i paguar kampionëve të Francës shumën prej 250 milionë eurosh që i kërkon.

Në vend të kësaj, Los Blancos duan ta marrin atë falas në verën e vitit 2024, kur i skadon edhe kontrata me Parisin.

Në njëfarë mënyre ra në tavolinë mundësia e huazimit të tij për një vit, për sa kohë klubit francez i siguron një shumë të kënaqshme për parisienët.

Drejtuesit e Liverpool janë motivuar nga respekti që Mbappe ka për klubin, por edhe nga fakti që nëna dhe agjenti i tij është një mbështetëse e klubit. Kujtojmë se në të kaluarën francezi kishte pranuar se ishte afër Liverpool-it, para se të përfundonte me parisienët.


Shtuar 30.07.2023 14:50