Të shtëna me armë gjahu në Durrës, plagoset i riu

Një plagosje me armë gjahu ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Mësohet se një person me iniciale G.H ka plagposur me armë gjahu një 28-vjeçar me iniciale L.P. Plagosja ka ndodhur për motive të dobta, ndërkohë që autori është shpaluur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Më datë 03.01.2023, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje.