Vatikani njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës. Po Kosovën?
Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar për njohjen "de facto" të Palestinës nga Vatikani në vitin 2012">2012 ka hyrë në fuqi zyrtarisht sot, ka njoftuar Selia e Shenjtë në Vatikan.

Vatikani nënshkroi traktatin e parë më Palestinën qershorin e kaluar, kur bëri thirrje për veprime që ndalojnë konfliktin izraelito-palestinez dhe i dha mbështetje një alternative dy-shtetërore.

"Selia e Shenjtë dhe Shteti i Palestinës kanë njoftuar njëri-tjetrin se kërkesat procedurale për nisjen e zbatimit të marrëveshjes janë përmbushur", ka njoftuar nëpërmjet një komunikate Vatikani sot.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte miratuar një rezolutë në vitin 2012">2012 që njihte Palestinën si shtet pa të drejtë të anëtarit, por vetëm si vëzhgues.

Kjo gjë ishte mirëpritur nga Vatikani, i cili ka gjithashtu të njëjtin status në OKB. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2016, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori