Vasili: Shteti është në rrezik, Rama do të vjedhë edhe kryeprokurorin
Pëlqej
Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI, ka ngritur zërin sot për një emergjencë kombëtare: "Kryeministri do që të vjedhë kryeprokurorin, shteti ligjor është në rrezik," ka dekalruar ai.

Pasi Edi Rama ri përsëriti sot thirrjen ndaj opozitës për zgjedhjen e prokurorit të ri reagoi Petrit Vasili i LSI-së.

Kreu i grupit parlamentar në LSI, Petrit Vasili shkruan se Edi Rama kërkon që me çdo kusht të "pushtojë" edhe kryeprokurorin që t’i ketë të gjitha pushtetet nën varësi.

Deklarata e Vasilit:

Kryeministri do qe te vjedhe kryeprokurorin, shteti ligjor ne rrezik. Ky kryeministri flet dhe thote: s’e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhe prokurorin e përkohshëm. Kush ia dha kete te drejte narkotrafikanteve? Ky nuk ka asnje te drejte as Kushtetuese as Ligjore. Kuvendi i Shqiperise, sherbimi i tij juridik shpjegon qarte dhe me shkrim se duhen 84 vota.

Ku i ka kryeministri 84 vota? Apo shpjegimet qe nuk i pelqejne nuk i mban mend, i mohon, i refuzon? Ka konsensus te plote me opoziten dhe qe nga sot le te kthehemi ne Kuvendin e Shqiperise dhe te rregullojme ligjet e bera cope-cope nga ai dhe sufleret e tij, qe nuk flasin shqip.

Ndryshe, ne se e zgjedh vete kryeprokurorin, ky kryeminister shnderrohet perfundimisht ne bandit politik dhe mazhoranca e tij ne nje shumice kriminale antiligj dhe antishtet. Ndaj ketij banditizmi ka vetem nje pergjigje: permbysje pa asnje hezitim me cdo mjet e menyre. Shteti ligjor ne rrezik, kjo eshte emergjence kombetare! /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2017, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori