Vasili pas shtyrjes së negociatave: "Urime të marrit të Surrelit" (VIDEO)
Lidhur me vendimin për shtyrjen e negociatave, ka reaguar dhe ish-kreu parlamentar Petrt Vasili.

Vasili shprehet se Shqipëria duhet t’i kërkojë ndjesë Maqedonisë së Veriut, për shtyrjen e afatit. Vasili ka publikuar edhe një video, e cila sipas tij tregon të gjithë gënjeshtrat e kryeministrit Rama për këtë proces.

Postimi i Vasilit:

“Urime te marrit te Surrelit se nuk paska “celur” negociatat!? Mire qe ky i marre nuk ja hapi negociatat Shqiperise, por duhet ti kerkojme ndjese edhe Maqedonise se Veriut qe ia shtyme vendimin per ne tetor. Ky psikopati po nuk i thirri mendjes dhe keto pak dite do tu riktheje edhe vizat shqiptareve brenda 30 qershorit,se celje negociatash me kete te marrē nuk ka as pas 10 vjetesh. Edhe disa pyetje……per Mashtruesin Rama.

Po shampanja qe u hap vjet per hapjen imagjinare te negociatave ku vajti? Po dekoratata e ambasadoreve a do kthehen mbrapsht? Po per vandakun e genjeshtrave a do kerkoje falje ky i marre ?Neqoftese i ka harruar genjeshtrat po ja kujtojme me kete VIDEO dhe ishalla nuk thote edhe qe nuk eshte ai.”-shkruan ai.
Shtuar më 18/06/2019, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori