Variantet e reja të COVID-19, Britania e Madhe mbyll kufijtë për 1 muaj
Britania e Madhe ka vendosur të mbyllë kufijtë për 1 muaj duke filluar nga e hëna. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Boris Johnson, në një konferencë shtypi ditën e sotme.

Sipas BBC, frika nga variantet e reja të COVID-19 ka bërë që Britania e Madhe të mos rrezikojë më dhe të mbyllë udhëtimet me vendet e tjera.

Prej të hënës udhëtarët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë të pajisur me test negativ për COVID-19, të kryer në 72 orët e fundit si dhe do t’i nënshtrohen një karantine 10 ditore ose do të ritestohen përsëri pas pesë ditësh.

“Nuk është koha për lehtësim të masave”, tha Johnson gjatë konferencës.

Ndërkohë, Britania e Madhe po vazhdon fushatën e vaksinimit. Deri më tani një total prej 3.2 milion njerëz janë vaksinuar raporton BBC.
Shtuar më 15/01/2021, ora 20:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori