Varrezat murale, Myslimanët JO, katolikët OK
Kryetari i KMSH-së, Selim Muça
Bashkia e Tiranës mblodhi sot në një tryezë të rrumbullakët përfaqësues të tre komuniteteve fetare për të diskutuar në lidhje me nismën për ndërtimin e varrezave murale. Myslimanët e kundërshtojnë duke thënë se cënon dinjitetin: Bashkia të gjejë tokë të re. Katoliket dhe ortodoksët deklarojnë se jane dakord me eksperiencen perendimore, megjithëse nënvizojnë se Bashkia duhet të gjejë zgjidhjen më të mirë. Tryeza e rrumbullakët zhvillohet te Qendra Ten në Tiranë.

Nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti duke prezantuar nismën tha se varrezat do të kenë kosto të ulët po kështu do të zënë dhe më pak hapsirë territoriale të kryeqytetit.

"JO, Bashkia të gjejë tokë të re". Një nismë e tillë kundërshtohet nga komuniteti mysliman. "Feja jonë nuk pranon varrezat murale, lejon vetëm varrimin në tokë. Bashkia të gjejë tokë të re", ka deklaruar Kryetari i Komunitetit Myslymam Shqiptar, Selim Muça në tryezën e rrumbullakët që po zhvillohet te Qendra Ten në Tiranë.

Komuniteti katolik dhe orthodoks bëjnë apel për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të mirë për Tiranën, megjithëse shtojnë se janë dakord me ndërtimin e varrezave murale, një eksperiencë, kjo, perëndimore.

Komuniteti katolik jep 2 propozime: Ose varreza private sipas feve, ose varreza murale. Komuniteti orthodoks shprehen se janë dakord me ndërtimin e varrezave murale por shtojnë se zhvarrimet duhet të bëhen vetëm në prezencë të priftit. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2012, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori