U nis për të mbledhur boronicë në bjeshkë, zhduket 23-vjeçari nga Kukësi

Një 23-vjeçar është denoncuar si i zhdukur në Kukës.

Denoncimin në polici e kanë bërë familjarët e tij, sipas të cilëve, gjatë ditës së djeshme ai ishte larguar në fshatin Borje për të mbledhur boronica, por nuk ishte kthyer më në banesë.

Ndërkohë policia po punon për gjetjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit./albeu.com/