Rikthehet Champions, dita e sotme me sfida interesante, spikat Inter-Barça

Champions League rikthehet për të zhvilluar ndeshjet e 3-ta të grupeve, teksa dita e sotme ka rezervuar plot 8 përballje interesante.

Gjithçka do të nisë në orën 18:45 kur Bayern Munich pret Plzen në “Allianz Arena” me bavarezët që kanë fituar dy takimet e para ndaj Barçës dhe Interit. Po në të njëjtën  orë do të luhet edhe takimi mes Marseilles dhe Sportingut CP.

Ora 21:00 është “zjarr” pasi vëmendjen më të madhe do ta marrë supersfida e kësaj mbrëmje. Barcelona ka udhëtuar në Milano për t’u përballur me Interin. Një takim që është shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet dhe vetëm fitorja do iu bënte punë.

Interesante është edhe përballja mes Ajax dhe Napolit, me të besuarit e Spallettit që kërkojnë fitoren për të mbajtur vendin e parë në grupin A.