Vangjush Dako në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ‘dosjen 339’
Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është pyetur në lidhje me "Dosjen 339", me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Nga Prokuroria e Krimeve të Rënga kanë dal detaje sa i përketë dhënies së dëshmisë së kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjysh Dako.

Hetimet për dosjen Vol-vo 4 kanë marrë një kthesë dramatike. Gjatë ditës së sotme është refuzuar kërkesa e Niçes për lirim, duke u lënë në arrest me burg. Burimet kanë bërë të ditur se zoti Dako është pyetur gjatë së enjtes nga ora 15 deri në orën 20, citon Top Channel.

Ndërkohë që detajet lidhur me këtë çështë vijojnë më tej duke treguar se në përgjime kanë dal dhe gjyqtarë dhe prokurorë.

Ato nuk japin asnjë detaj gjatë kësaj seance, nga prokurorët Vladimir Meçe dhe Premçi. Janë marrë në pyetje edhe drejtues të tjerë lokalë. Për shumë persona janë zbardhur mjaft përgjime, për sa kohë që siç tha Arta Marku janë 700 CD të pazbardhura.

Hetimet janë regjistruar për një sërë veprash penale, nga trafiku i drogës e deri te ato të lidhura me çështjet e zgjedhjeve. Në përgjime kanë dalë edhe gjyqtarë dhe prokurorë. Hetimet janë mjaft sekrete, por kryebashkiaku i Durrësit është pyetur në cilësinë e personit që është në dijeni. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2019, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori