Valon Shehu: Unë jam fituesi i vërtetë, dyshoj se Vera dhe Alketa e bënë me dashje

Këngëtari nga Gjakova, Valon Shehu prej vitesh e ka shtrirë veprimtarinë e tij kryesisht në Shqipëri atje ku pëlqyeshmëria për të është shumë e madhe.

Për disa javë me radhë këngëtari ishte pjesë e spektaklit ‘Your face sounds familiar’, ku u shpall fitues.

Mirëpo këngëtari nuk është në fakt fituesi i vërtetë, pasi vetëm pak orë pas përfundimit të finales, Alketa Vejsiu përmes rrjeteve sociale ka thënë se fitues është Beatrix Ramosaj por ishte një gabim i kompjuterit në llogaritje.

Së fundmi Valon është shprehur se pikët më të shumta nga juria i pati ai.

Fitues nga juria dola unë. 30 pikë pati Beatrixi, 30 pikë Flaka dhe 33 unë. Pastaj nga kolegët që votuan njëri tjetrin, unë, kujtdo që do t’ia jepja 5 pikëshin përveç Beatrixit do të kisha fituar. Por ja dhashë asaj se unë nuk i llogarita fare pikët”, thotë Valoni.

“Unë e kam kupën në shtëpi se po të mos ishte për pikët e mia Beatrixi nuk do të kishte dalë fituese. Prandaj mendoj se kupa është e ndarë në dy pjesë. Madje, e kam pyetur edhe Verën e Alketën mos e kanë bërë me dashje, për të bërë sa më shumë bujë. Por ato më thonin se nuk e kanë çuar fare ndërmend”, ka vijuar ai.

Përveç kësaj, Valoni tregon se nuk i ka pëlqyer komenti që Trixa bëri në rrjetet sociale lidhur me fitoren dhe si pasojë, ka një hatërmbetje me këngëtaren. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2017, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori