Valls: 1300 xhihadistë gati për të sulmuar Francën
Rreth 1 300 persona të përfshirë në grupet ekstremiste të xhihadistëve, rrezikojnë Francën. Këtë shqetësim e ka ngritur kryeministri francez Manuel Valls, duke lëshuar alarm për numrin gjithnjë në rritje të militantëve radikalë që mund të kryejnë sulme terroriste në Francë.

Këto shifra flasin për një rritje me 130% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë në Francë.

Kryeministri Valls bëri të ditur se qeveria ka planifikuar një paketë ekstra prej 425 milionë eurosh të dedikuara për luftimin e terrorizmit gjatë tre vjeçarit të ardhshëm.

Ndërkaq, qindra policë mbajnë nën kontroll sigurinë në vend, në ambientet publike e pikat më të frekuentuara të Parisit, veçanërisht shkollat, kishat dhe xhamitë. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2015, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori