Valentina Leskaj heq petkun e politikanes dhe zbulon rolin e saj si nënë dhe vjehrrë
Pëlqej
Sa herë një personazh i njohur politik bëhet pjesë e debateve televizive, dashje pa dashje, për të krijohet një profil “i ftohtë”, larg së përditshmes dhe brenda një kornize të ngurtë, jashtë së cilës vështirë të mund të imagjinohet. Kur është fjala për politikanet femra shqiptare, sa herë dalin jashtë “zonës” së tyre, ngjallin një emocion tjetër, më të brishtë, më të sinqertë e më të natyrshëm.

Një prej këtyre rasteve është edhe ish-deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm pranë forcës së saj politike, por tashmë ka vendosur të tërhiqet për të pasur një jetë më të qetë e me angazhime më të vogla.

E ftuar pasditen e sotme ne “Rudina”, ndër të tjera, publiku ka njohur edhe një profil tjetër të Valentinës – atë që ajo publikisht e ka prezantuar më pak. Si nënë, si gjyshe, si bashkëshorte, si vjehrrë, shkruan Class.

Marrëdhënia e gjatë me bashkëshortin e saj, Astritin, ka qenë e ndërtuar mbi të gjitha mbi mirëkuptimin dhe besimin. Siç rrëfen ajo, nuk i ka pëlqyer asnjëherë që ai të jetë “burri që e ndihmon”, këtë e ka urryer gjithmonë: “Nuk preferoj të them “më ndihmon burri”, nuk është çështje që më ndihmon burri në politikë. Nëse ti nuk e bën dot politikën, le të shkojë burri. Ne duhet t’i ndihmojmë gratë të bëjnë politikën, të dy e ndihmojmë politikën, por ajo që unë çmoj më shumë tek ai është që ai ka ditur të çmojë atë që unë jam, ashtu siç unë kam çmuar atë që ai është.”

Sot, Valentina është gjyshe e tre nipave dhe e një mbese që i kanë falur më shumë dashuri. Dy djemtë e saj janë rritur e edukuar me një model të mirë prindërimi, edhe pse në kushte të vështira e me sakrifica, me dy prindër të angazhuar gjatë gjithë kohës. Valit, sot i vjen keq që nuk ka shijuar më shumë kohë me ta gjatë viteve, por është shumë e lumtur që ata, nuset e tyre dhe natyrisht, fëmijët, janë një model i mirë për shoqërinë tonë: “Nga fillimi dhe deri tani kanë qenë model, fëmija edukohet me modelet e prindërve. Unë e kam ndier këtë deficit për kohën fizike, kam keqardhje që nuk i kam shijuar, por jam e lumtur që dy djemtë e mi kanë zgjedhur rrugën e tyre më të mir녔

Po si mund të jetë Valentina Leskaj si vjehrrë? Klasike? Ajo qesh me këtë pyetje, sepse të gjithë mund ta kuptojmë që një grua, politikane, intelektuale si ajo, nuk mund të jetë kurrë një vjehrrë klasike: “Me nuset është një marrëdhënie shumë e çlirët, unë ndihem shumë mirë për sa kohë ato janë shumë të afërta me mua”, – tregon ajo për nuset e djemve, me të cilat ka një marrëdhënie të veçantë.

Ashtu si edhe me nipërit dhe mbesën. Elona, mbesa e madhe, studion jashtë. Edhe ajo e ka bërë të lumtur dhe krenare gjyshen e saj, sepse është studente e ekselencës. Sa herë gjendet në Shqipëri, i pëlqen të kalojë kohë pa fund me të. Ndihen si dy shoqe, sepse mund të flasin për gjithçka me njëra-tjetrën, pavarësisht diferencës së madhe të viteve. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori