Vala e dytë e koronavirusit, Tomini zbulon vatrat më të nxehta
Prej më shumë se dy javë, vendi ynë ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive me koronavirus, si dhe shtim të humbjeve në jetë.

Sipas të dhënave zyrtare Tirana, Fieri, Durrësi, Korça, Shkodra mbeten vatrat më të nxehta me një numër të lartë të rasteve aktive.

Ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi në “Wake Up” se aktualisht niveli i riskut është i lartë dhe për pasojë edhe hetimi epidemiologjik bëhet më i vështirë.

“Aktualisht niveli i riskut është më i lartë sesa edhe dy muaj më parë, jo më duke krahasuar me tre mujorin e parë të pandemisë. Për rrjedhojë edhet hetimi epidemiologjik bëhet më i vështirë, kërkon kohë zgjatje më të madhe, sepse kontaktet janë më të shumta.

Kanë orë të zgjatura ekspozimi, kanë orë të zgjatura të punës dhe për rrjedhojë edhe hetimi epidemiologjik është bërë më i vështirë”, sqaroi mjekja.
Shtuar më 26/11/2020, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori