Valë droge drejt Italisë, 3 shqiptarë fshihnin 734 kg marijuanë në gomone
Vala e trafikut të drogës drejt brigjeve italiane nuk ka të ndalur, ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se tre shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, tashmë janë vënë në pranga.

Raportohet se një gomone me tre shqiptarë në bord që po transportonin 734 kg marijuanë është bllokuar mbrëmjen e kaluar nga motovedetat e Guardia di Financa, teksa po tentonte të zbarkonte në brigjet e Salentos në veri të Otrantos.

Operacioni në fjalë ka nisur pas sinjalizimit të një helikopteri që po patrullonte kanalin e Otrantos. Tre skafistët shqiptarë u arrestuan me akuzën e "trafikut të lëndëve narkotike", ndërsa gomonia është vendosur në portin e Otrantos. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori