Demokracia e Re fiton zgjedhjet në Greqi, Tsipras telefonon Mitsotakis për ta uruar

Presidenti i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, përmes një telefonate ka uruar liderin e Demokracisë së Re, Kyrikos Mitsotakis për fitoren e partisë së tij në zgjedhje.

Lideri i SYRIZA-s ka mbërritur në selinë e SYRIZA-s pak para orës 21:00.

Pavarësisht humbjes dërrmuese të rezultateve të regjistruara për partinë e tij, zoti Tsipras u prit me duartrokitje nga mbështetësit e SYRIZA-s të mbledhur në selinë e partisë.

Në një bisedë telefonike me Kyriakos Mitsotakis, ai e ka uruar për fitoren e Demokracisë së Re.


Shtuar 21.05.2023 22:57