Vajzat e abuzuara: Na detyronin të shikonim filma erotikë
Sa i takon skandalit të abuzimit në qendrën e fëmijëve në Shkodër, të tjera fakte tronditëse kanë dalë në pah. Vajzat kanë rrëfyer para hetuesve në prani edhe të psikologes se detyroheshin që të shikonin filma erotikë.

Vajzat e moshave 6, 8 dhe 11 vjeç thanë se në jetimore ka patur një platformë dixhitale dhe fëmijët më të mëdhenj i detyronin që të shikonin filma erotikë, ndërkohë që kujdestarët largoheshin nga qendra për orë të tëra.

I vetmi vend i dyshuar për abuzimin seksual me të miturat janë familjet që i marrin ato për bamirësi herë pas here gjatë fundjavave apo nëpër festa të ndryshme. Kjo e thellon më tepër skandalin dhe zgjeron rrethin e të dyshuarve nëpër familjet shkodrane. /albeu.com/


Shtuar më 19/05/2016, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori