Vajza vdiq pas plagëve në bark, dyshimet tronditëse se e vrau nëna e saj
Pëlqej
Një vajzë vetëm 13 vjece ka shkuar me plagë mbrëmjen e sotme në spital ku dhe ka humbur jetën.

Sipas mjekëve ajo kishte një plagë në bark, por nuk dihet nëse është shkaktuar nga amë zjarri apo me mjete prerëse.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Niko Avrami pranë Bregut të Lumit në Tiranë.

Babai i vajzës është shtetasi Xhevat Braha, ndërsa viktima, Kasandra, nderkohë janë shoqëruar ne polici, nena, babai, vëllai dhe nusja e këtij të fundit për të dëshmuar.

Sipas dëshmisë, babai e ka gjetur vajzën të lyer në gjak, dhe ka akuzuar gruan e tij se e ka vrarë vajzën.

Por nga ana tjetër nëna ka mohuar se vajza është vrarë ndërsa nuk ka dhënë shpjegime për rrethanat e ngjarjes, dhe nga dyshimet e para mendohet se mund të ketë qenë ajo që e ka lënë të vrarë të bijën. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori