Vajza maturante e Niko Peleshit i drejtohet Shahinit: Nuk kërkojmë diplomat false (FOTO LAJM)

Aleksia Peleshi, e cila është bërë e njohur në media si vajza e Niko Peleshit, është maturante dhe i ka drejtuar nëpërmjet Instgaramit të saj disa fjalë minsitres së Arsimit, Besa Shahini, pasi kjo e fundit e cilësoi protestën e maturantëve si të nxitur nga opozita.

Në një postim në InstaStory, si maturante e këtij viti shkollor, Aleksia shkruan se priste që të anuloheshin provimet e maturës, dhe pasi nuk ndodhi kjo, pritej të kishte lehtësime.

Por kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por u dyfishua numri i pyetjeve dhe u shkurtua afati kohor, shkruan Alesia. Sipas saj, pyetjet ishin të formuluara në mënyrë absurde, dhe alternativat ishin tejet subjektive.

Aleksia shpheret se maturantët nuk po kërkojnë diploma false, por duan të mos trajtohen si një brez eksperimental.

Shtuar më 13/06/2020, ora 08:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori