Vajza e tij mjeke në Itali, politikani shqiptar tregon pritjen e dhimbshme
Manjola, vajza e politikanit shqiptar, Namik Dokle, është mjeke dhe aktualisht po lufton ndaj koronavirusit në Itali.

Me anë të një statusi në rrjete sociale Dokle shprehet se pret me padurim t’i dëgjojë zërin së bijës teksa i thotë që është mirë.

Postimi i plotë

TELEFONATA e MENGJESIT

E pres me padurim, gati ne ankth. T’i degjoj zerin qe te me
thote, si cdo dite tjeter: “Jam mire, babushi, po luftojme!
Kujdesuni per njeri-tjetrin.”.

E pres edhe tani… Kane kaluar 14 ore pa pushuar qe ajo po kujdeset per 36 te semure, gjashte prej te cileve ne terapi intensive, ne njerin nga spitalet e Bolonjes….

Dhe une presprespres…”, shkruan ai ne rrjete sociale.

Shtuar më 28/03/2020, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori