Vajza e Azem Hajdarit kujton e prekur ditëlindjen e fundit pranë të atit
Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari e ftuar te Rudina ka rrëfyer detaje për kthimin e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe angazhimin e saj në politikë.

“Unë zgjodha të kandidoj si deputete, dëshira ime ka qenë të kthehem në Shqipëri, dhe nuk ka qenë rastësi. Kjo është hera e dytë që kthehem. Kam punuar në Ministrinë e Jashtme në departamentin e NATO-s, por u shkëputa pas 2 vitesh për të vazhduar studime të tjera në Londër.

Ndër të tjera Rudina ka folur edhe për mardhënien e saj me bashkëshortin.

“Njohja ime me të ka qenë në moshë shumë të hershme, ai ishte 18 vjeç dhe unë 16 vjeç. Jemi njohur në SHBA gjatë shkollës, më pas vendosëm të martoheshim edhe pse ai i dinte aspiratat e mia” deklaron Rudina.

Rudina nuk ka lënë pa folur edhe për babain e saj të ndjerë, Azemin. “Unë ngjasoj shumë me të, për nga temperamenti dhe se jam shumë e drejtpërdrejte,” tha Rudina.

“Ajo që kujtoj gjatë kohës që ishte ai gjallë, ishte ditëlindja ime e 12-të. Ajo ishte ditëlindja ime e fundit me të pranë, edhe pse askush se dinte ai vendosi që të ma festonte në Durrës, me shumë miq” tha Rudina.

Shtuar më 30/10/2017, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori