"Vafshi në djall, aty ku tashmë jeni": Juria e Nobel-it "pendohet", nis peticioni për tërheqjen e vendimit
Fituesi i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, austriaku Peter Handke është pritur me reagime të ashpra pasi njihet si simpatizant i Sllobodan Millosheviçit dhe ka bërë deklarata në mbrojtje të nacionalizmit serb dhe kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Zoti Handke madje ka marrë pjesë në funeralin e Millosheviçit dhe në disa inçizime të vitit 2014, shihet qartë teksa ofendon të mbijetuarit nga Bosnja dhe Kosova “Vafshi në djall, aty ku tashmë jeni”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Tëitter ka thënë se vendimi i Komitetit të Nobel për ndarjen e çmimit për Letërsi për shkrimtarin austriak ka ngjallur dhimbje të pafund tek viktimat e panumërta.

Reagime ka pasur edhe nga Shqipëria, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk do të besonte kurrë se Komiteti i Nobel-it, do të bënte diçka kaq të turpshme, me anë të një postimi në Twitter.

“Kurrë nuk do të mendoja që do të më bënte me vjellë çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë një autoritet moral si Akademia Nobel ku turpëria është vulosur si një vlerë e re. Jo nuk mund të bëhemi kaq tolerant ndaj racizmit dhe gjenocidit” .

Ndërkohë, online kanë nisur tashmë peticione që janë nënshkruar nga mijëra vetë që në orët e para pas vendimit, për të revokuar çmimin e dhënë.
Shtuar më 11/10/2019, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori