Ushtronin prostitucion në qendrën e masazhit, kush është menaxherja e arrestuar
Një tjetër qendër masazhi ku ushtrohej prostitucion është zbuluar në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare është finalizuar operacioni policor i koduar “Extra Service 2” nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në D.V.P. Tiranë.

Në sajë të këtij operacioni është arrestuar menaxheria e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratoria.

Procedohen në gjëndje të lirë dhe tre punonjëse të qendrësmasazhit.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra Service 2”, bëri arrestimin e shtetases:
– R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet.

Si dhe u shpall në kërkim administratoria e qendrësmasazhit, shtetasia:
– A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrësmasazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 7 aparate celualar dhe 1 bllok shënimesh

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2018, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori