Ushtar i bosit të mafias shqiptare në burgjet greke, pse e donin të vrarë Eno (Aleksandër) Maton
Eno (Aleksandër Mata) dyshohet se ishte edhe shënjestra të mbrëmshëm në Vlorë ku mbeti i vdekur Raqi Mëhillaj, ndërsa vetë ai u plagos.

Mata është emër i njohur në Greqi pasi akuzohet se bashkë me Mikel (Brahim) Brahimajn vranë avokatin grek Mihalis Zafiropulos për llogari të një biznesmeni grek.

Sipas mediave greke, biznesmeni donte të vrarë avokatin për shkak se mbronte shtetin grek në një skandal me qindra milion euro. Mediat greke raportonin asokohe se biznesmeni greke kishte porositur "mafian shqiptare" në burgjet greke për ketë vrasje duke përmendur edhe emrin e Klodian Lekoçajt.

Brahimaj u arrestua dhe vuan dënimin në Koridalo duke qene i akuzuar se ishte një nder personat që theri Arbër Bakon me thika kurse Mata u largua për në Shëipëri.

Para largimit Mata kreu një grabitje ne Greqi duke lënë edhe një letër ku shkruhej: Grabites jam pot jo vrasës.

“Sa i përket çështjes së Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”- thuhet në letër, ndërsa në fund ishte shënimi “Maradona – këmbëshpejti”.

32 vjeçari shqiptar është rritur në qytetin Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.

Kujtojmë se vrasja e avokatit grek ndodhi mbrëmjen e 12 tetorit të vitit të kaluar në Athinë.

Shqiptari Mikel (Brahim) Brahimaj është arrestuar si personi që qëlloi për vdekje avokatin dhe ka pranuar krimin, ndërsa Aleksandër Mata u arratis drejt Shqipërisë pas ngjarjes.

Duket se dikush e do atë të vdekur duke porositur edhe atentatin e djeshëm.
Shtuar më 27/05/2019, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori