Ushtar Abeja, shqiptari që luftoi sa 100 luftëtarë (VIDEO)
Pëlqej
Janë mbushur 16 vjet nga rënia heroike e Bekim Berishës.

Ushtari shqiptar që njihet me nofkën "Abeja" dhe që tashmë është shndërruar në një legjende, ka ndoshta historinë më rrënqethëse dhe kontributin më të shquar që mund të ketë patur ndonjë ushtar që luftoi regjimin serb.

Bekim Berisha, i njohur si ushtar Abeja kurrë nuk ka folur për gjëmat e tij dhe as nuk fliste, por vepronte shume modestisht.

Bashkëluftëtarët e tij e kanë treguar se me ç'personalitet kanë patur të bëjnë dhe e kanë patur përkrah.

Ata kanë dëshmuar se Bekim Berisha ishte fjalëpak dhe modest dhe se shkonte pa u trembur në betejë.

Ai është i vetmi shqiptar që ka marrë pjesë në të gjitha luftërat që Serbia zhvilloi, duke e kundërshtuar kurdoherë regjimin e egër serb.

Ushtar Abeja luftoi në Slloveni, e prej andej në Kroaci, më tej në Bosnje dhe në Kosovë.

Ai jep jetën gjatë aksionit heroik, në Betejën e Junikut, me ç'rast braktis bashkëluftëtarët dhe krejtësisht i vetëm reziston nga një shtëpi, duke gjuajtur tanket me snajper dhe RPG.

Atë ditë, më 10 gusht 1998 në Junik, Berisha vdes në objektin të cilën tanket e rrënojnë krejtësisht.

Bekim Berisha lindi në Graboc të Pejës më 16 qershor 1966.

Për të treguar se me ç'personalitet kemi të bëjmë, Bekimi ka ditur 5 gjuhë të huaja.

Ai është njëherazi personi i vetëm që është dekoruar nga tre presidentet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës./albeu.com/










Shtuar më 11/08/2014, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori