Urgjente/ Ersilda 2 vjeçare ka nevojë për ne që të jetojë

Kjo bebja në foto është Ersilda Lici. Ersilda akoma nuk i ka mbushur dy vjeç, dhe që të mund ta festojë dy vjetorin që është më 27 prill i duhet edhe ndihma jonë.

Ajo vuan nga një tumor i cili është zbuluar vetëm disa ditë më parë dhe ka humbur plotësisht shikimin në njërin sy dhe tjetrin e ka në vetëm 20%.

Doktorët i kanë dhënë shpresë vetëm për në Itali dhe ky operacion kushton shumë dhe është e papërballueshme për familjarët e saj.

Kushdo që ka mundësi mund të ndihmojë sado pak mund të telefonojë në këtë numër i cili është i gjyshit 0682686559 Ismail Lici, si dhe ne galeri janë të dhënat e llogarisë së mamasë së Ersildës.

Kushdo që nuk ka mundësi financiare shpërndajeni të paktën këtë postim që ta shikojnë miqtë tuaj si dhe mos e kurseni në lutjet tuaja.
Shtuar më 04/03/2019, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori