Uragani Dorian, anulohen mbi 1300 fluturime (FOTO LAJM)

Mbi 1300 fluturime janë anuluar për shkak të uraganit Dorian, i cili shkaktoi vdekjen e pesë personave dhe lëndimin e të paktën 21 të tjerëve në Bahama.

Sipas faqes në internet për ndjekjen e fluturimeve, “FlightAware”, njoftohet se “në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë anuluar 1354 fluturime të brendshme dhe të jashtme, shumica për shkak të kushteve të motit që ka shkaktuar uragani Dorian”.

Gjithashtu raportohet se 273 fluturime brenda dhe jashtë vendit janë zhvilluar me vonesë. “Uragani Dorian është stuhia më e fortë që ka kërcënuar ndonjëherë shtetin e Floridës në Bregun Lindor”, tha drejtori i Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave në Florida, Jared Moskowitz.
Shtuar më 04/09/2019, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori