Ultimatumi i Bashës: Të shkarkohet menjëherë Vangjush Dako!
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Lulzim Basha ka kërkuar sot nga qyteti bregdetar i Durrësit shkarkimin e Vangjush Dakos.

Deklarata e Bashës ka ardhur pas garancisë që ka dhënë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, për punësimin e ish-kreut të një bande kriminale në Durrës, Lul Berishës, garanci që ndihmoi në lirimin e tij nga burgu para kohe.

Basha mbajti sot në Durrës nje takim me strukturat e PD-së, e ku me pas, në një deklarate për mediat ai tha se:

"Këshilltarët dhe deputetë demokratë të Bashkisë së Durrësit kanë vendosur t’i kërkojnë Kryeministrit, shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos dhe i kërkojnë sot Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimet për konspiracion kriminal”.

Basha akuzoi kryeministrin për lidhje me kriminelët dhe tha se ai mbahet në pushtet prej tyre.

“Lulzim Berisha, Kelmend Balili, Evis Rroshi, Artur Bushi, Mark Frroku, Tërmet Peçi, tregojnë një nga shtyllat kryesore mbi të cilat mbahet në këmbë qeveria e Edi Ramës.

Ai është vegël dhe peng i disa prej kriminelëve dhe interesave kriminale në vend. I përdori kriminelët për të marrë pushtetin, tani po e përdorin kriminelët për t’u fuqizuar. Të dy palët në simbiozë për të grabitur paratë e shqiptarëve. Veprimet që do të ndërmarrë ditën e ardhshme do të tregojnë se çfarë është në të vërtetë Edi Rama”, tha Basha. /albeu.com/

Shtuar më 15/12/2016, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori