Ulërimat e dhimbshme për ndihmë të shoqeve të Arielës, kush ishin vajzat qe panë gjithçka?
Pëlqej
Ajo u vra sot në mënyrë tragjike nga një djalë që e dashuronte duke ja këputur rininë në mes.

21 vjecarja, studente e drejtësisë u vra nga infermieri 23 vjecar Aldosen i cili pas pesë plubmve që i ka zbrazur në trupin e Arielës, ka qëlluar edhe mbi veten e tij.

Por duket se Ariela Murati nuk ka qenë vetëm në momentin që ka ndodhur tragjedia.

Ajo ishte e shoqëruar nga dy vajza të tjera, të cilat, siç duket, e kanë lënë shoqen të flasë e të sqarohet me Aldosenin.

Por pasi kanë parë momentin e tmerrit, vajzat kanë nisurtë ulërasin emrin e Arielit dhe kanë kërkuar që të thirret ambulanca.

Ndërkohë të gjithë kalimtarët e rastësishëm në rrugë janë përfshirë nga paniku kur kanë parë trupat e përgjakur në vendngjarje.

Aldosen Beluli prej 3 orësh e gjysmë ndodhet në sallën e operacionit dhe mjekët po luftojnë për ta mbajtur atë në jetë, pas plumbit që ka marrë në kokë. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori